Sipas urdhrit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, kanë arrestuar B.Sh., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të “Marrjes së ryshfetit”.
I dyshuari, Beqë Shala, i cili ushtron detyrën e prokurorit në Prokurorinë Themelore në Prizren, është arrestuar në vendin e tij të punës.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës po vazhdojnë veprimet hetimore të nevojshme, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe legjislacionin në fuqi.


