17.5 C
Tirana

Tentuan të fusin drogë në Shqipëri, arrestohen dy kinezë në Rinas

Më datë:

Dy shtetas kinezë janë arrestuar nga Policia Kufitare në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, pasi tentuan të fusin në territorin shqiptar një sasi prej 61 kilogramësh kanabis, e ndarë në dy valixhe dhe në 120 pako.

Raportohet se lënda narkotike, e cila kishte përqindje të lartë të substancës aktive THC, ishte nisur nga Tajlanda, me tranzit në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të mbërritur më pas në Shqipëri.

Autoritetet e huaja sinjalizuan palën shqiptare për dy shtetasit kinezë, të cilët u ndaluan menjëherë sapo mbërritën në Rinas. Pas arrestimit, rasti iu referua sektorit të Antidrogës në Tiranë për hetime të mëtejshme. Droga e sekuestruar ka një vlerë të konsiderueshme në tregun ndërkombëtar, për shkak të përqendrimit të lartë të THC-së.

“Bazuar në informacionet e siguruara nga Njësia e Informacionit për Pasagjerin, Policia Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve në DVP Tiranë dhe me Drejtorinë e Hetimit Doganor, organizuan dhe finalizuan operacionin policor ‘Quality’.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit kinezë:

-Y. G., 37 vjeç dhe Ch. J., 48 vjeç.

Këta shtetas u kapën në flagrancë, në hyrje në Rinas, me 4 valixhe me rreth 61 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se e kanë trafikuar nga Bangkoku, me qëllim shitjen në Shqipëri. Sasi e kanabisit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Hetimet po vijojnë për të zbuluar rrjetin e mundshëm të trafikut dhe lidhjet e dy të arrestuarve me grupet kriminale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

OpenAI realizon planin për të konkurruar Google, prezanton shfletuesin me IA

OpenAI ka prezantuar një shfletues me inteligjencë artificiale për...

Bonus-malus në zbatim nga 1 janari 2026, penalizon 3,8 % të drejtuesve të mjeteve me historik aksidentesh

Drejtoresha Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Mimoza...

Presidenti Begaj kërkon rishikim të qëndrimit të Vietnamit mbi njohjen e Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale...

Berisha sulmon Ballukun: Paratë e qytetarëve të shpenzuara pa masë për aeroportin e Vlorës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot...