16.5 C
Tirana

I dehur në timon përplasi pesë makina, pranga policit

Më datë:

Një efektiv policie është arrestuar në flagrancë sot më 21 tetor, nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë), pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe u përfshi në një aksident rrugor me disa dëme materiale.

Sipas njoftimit zyrtar të AMP, Inspektor D. O., me detyrë Trupë Shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Pogradec, u arrestua mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:31, pasi “duke drejtuar mjetin e tij në rrugën ‘Rinia’ Pogradec, është përfshirë në një aksident duke shkaktuar dëme materiale në pesë automjete të parkuara.”

Pas ndalimit, punonjësi i policisë iu nënshtrua testit të alkoolit, ku “rezultoi pozitiv në masën 1.36 mg/l dhe 1.33 mg/l”, një nivel që tejkalon ndjeshëm kufijtë ligjorë të toleruar për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolitj.

Në vijim të veprimeve hetimore, “materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë”, bën me dije Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

AMP thekson se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi apo shkeljeje nga punonjësit e strukturave të rendit.

Denoncimet mund të bëhen në numrin e gjelbër 0800 9090, në adresën elektronike ankesa@amp.gov.al, përmes Whatsapp në 069 41 51 511, si edhe përmes aplikacionit “Agjencia Digjitale” që mund të shkarkohet në Play Store dhe App Store.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

OpenAI realizon planin për të konkurruar Google, prezanton shfletuesin me IA

OpenAI ka prezantuar një shfletues me inteligjencë artificiale për...

Bonus-malus në zbatim nga 1 janari 2026, penalizon 3,8 % të drejtuesve të mjeteve me historik aksidentesh

Drejtoresha Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Mimoza...

Presidenti Begaj kërkon rishikim të qëndrimit të Vietnamit mbi njohjen e Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale...

Berisha sulmon Ballukun: Paratë e qytetarëve të shpenzuara pa masë për aeroportin e Vlorës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot...