Dyshohet se i riu vrau veten brenda poligonit të qitjes

Më datë:

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi ngjarja e rëndë, ku një i ri dyshohet se i dha fund jetës brenda një poligoni qitjeje.

Ngjarja ndodhi në një poligon qitjeje në zonën afër stadiumit Air Albania.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca policore, ndërsa vendi është kthyer në ‘zonë krimi’.

Kujtojmë se Bledi Hasani kishte shuar dhe herë të tjera në këtë poligon, por sot armën e kishte drejtuar nga vetja.

Policia po heton rreth rastit në fjalë, për të zbardhur motivet që e çuan Hasanin të ndërmerrte këtë akt të rëndë.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 13:30, brenda një poligoni në rrugën “Dervish Hima”, dyshohet se është vetëvrarë me armën e zjarrit me të cilën po kryente qitje, shtetasi B. H., 35 vjeç.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat, në bashkëpunim me grupin hetimor, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Presidenti Begaj: Bashkëpunimi ushtarak me SHBA forcon sigurinë rajonale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vlerësuar partneritetin 25-vjeçar...

Kishin pika këmbimi valutor pa licencë, në hetim pronarët e 3 subjeketeve në Tiranë

Policia e Tiranës, vuri në hetim pronarët e tre...

Banorët e Arapajt ngrejnë shqetësimin: “Jetojmë me frikë prej tyre”

Pak ditë pas aksidentit të rëndë që i mori...

Tortë akulli me kafe

Në ditët e nxehta të verës ushqimet më të...