18.5 C
Tirana

Gazment Bardhi: Kërkojmë shkarkimin e presidentit Begaj, shkeli 7 herë Kushtetutën!

Më datë:

PD depoziton në Kuvend kërkesën për shkarkimin nga detyra të presidentit Bajram Begaj.

Në një dalje për mediat, kreu i grupit të demokratëve, Gazment Bardhi ka renditur disa nga shkeljet që ka bërë Begaj.

“Presidenti ka konsumuar 7 shkelje Kushtetuese të rënda. Konkretisht, shkelje të rënda dhe të përsëritura të Kushtetutës nga ana e Presidentit, janë dekretimi antikushtetues i zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës.

Ka ndërhyrë në mënyrë brutale tek kompetencat e pushtetit vendor. Në 35 vite demokraci, është zhveshur gjykata Kushtetuese. Presidenti i Republikës Bajram Begaj në këtë shkelje të evidentuar nga ne, ka kryer shkelje të Kushtetës.

Ai ka futur në ngërç kushtetues, zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, duke shkaktuar konfuzion të zgjedhësit.

Ka marrë kompetencat e gjyqësorit, duke përdorur juridiksionin. Ka shfaqur anësi dhe duke lejuar ushtrimin e pushteteve. Ka prishur ekuilibrin e kontrolleve të pushtetit.

Ka ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në autonominë kushtetuese Ka uzurpuar kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.”, tha Bardhi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Mbështetje për ish-udhëheqjen politike të Kosovës në Hagë

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha shprehu sot mbështetjen...

“100 vite larg Evropës në infrastrukturë”, Noka: Bela Mafia ka 10-fishuar vlerën e tenderave

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, akuzoi ministren...

Zbardhen amendamentet e PD, çfarë kërkon opozita për projektvendimin e ngritjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Zbardhen amendamentet e Partisë Demokratike për projektvendimin e ngritjes...