16.5 C
Tirana

KQZ nis shpërndarjen e materialeve zgjedhore në Kosovë

Më datë:

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar shpërndarjen e materialit zgjedhor për procesin e votimit që do të mbahet më 12 tetor.

Në mesin e këtyre materialeve përfshihen edhe fletëvotimet që do të përdoren nga qytetarët në të gjitha komunat e vendit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se materialet zgjedhore po vendosen në Qendrat Komunale të Numërimit, prej nga të dielën në mëngjes do të shpërndahen në Qendrat e Votimit.

“Sipas planifikimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shpërndan materialin zgjedhor, ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet, të cilat do të përdoren në procesin e votimit, më 12 tetor.  Këto materiale zgjedhore vendosen në Qendrat Komunale të Numërimit, të në çdo komunë të vendit dhe nga aty, të dielën në mëngjes do të shpërndahen në Qendra të Votimit”, tha ai.

Elezi bëri të ditur gjithashtu se për raundin e parë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave dhe për Kuvendet Komunale janë printuar mbi 3.6 milionë fletëvotime, nga 1.8 milionë për secilin lloj të zgjedhjeve.

KQZ-ja ka apeluar tek qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të kontribuojnë në një proces të rregullt, të lirë dhe demokratik.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Sejko: Rritje ekonomike, ulen borxhet! Niveli i papunësisë nën normën historike

Është prezantuar sot raporti vjetor i Bankës së Shqipërisë...

“Nuk e dinim që nuk lejohet”/ Skuterat elektrikë sërish rrugëve të qytetit, policia aksion për bllokimin e tyre

Pavarësisht vendimit për ndalimin e qarkullimit të monopatinave në...