Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar sot, 10 tetor, nisjen e projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike” në aksin kryesor Vorë-Ura e Dajlanit.
Sipas njoftimit, duke filluar nga data 13 tetor 2025, qarkullimi do të bllokohet në drejtimin Vorë-Durrës, përkatësisht në këto segmente:
Vorë-Maminas
Maminas–Sukth
Sukth-Fllakë
Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit
Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit
Kohëzgjatja e punimeve do të jetë 1 deri në 2 ditë për çdo segment.
Për të shmangur trafikun, ARRSH sugjeron përdorimin e rrugës alternative Vorë-Maminas-Katër rrugët e Shijakut-Durrës.
Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë–Durrës, ndërhyrjet do të vijojnë edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit–Vorë, me të njëjtën ndarje segmentesh dhe afat kohor.
Autoriteti Rrugor u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë kësaj ndërhyrjeje emergjente.