Siguria në gjykata| Drejtori i Gardës dhe kreu i GJKKO-së inspektim te SPAK

Më datë:

Simon Zereci, drejtori i Gardës së Republikës është takuar këtë të premte, 10 tetor, me kryetarin e Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO), Erjon Bani.

Ata shihen bashkë duke biseduar në ambientet e jashtme të SPAK.

Mësohet se ata kanë diskutuar lidhur me sigurinë në institucionet e drejtësisë si dhe kanë inspektuar nga afër godinën, në kuadër të një plani të ri masash.

Kujtojmë se dje, 9 tetor, u zhvillua mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve, ku theksi u vu te siguria në gjykata, pas vrasjes së bujshme të gjyqtarit Astrit Kalaja.

Gjyqtarët kërkojnë siguri maksimale në gjykata, me skaner dhe detektor për të gjitha gjykatat, ndërgjegjësim publik dhe bashkëpunim me mediat për të shmangur gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimit.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, e konsideroi Këshillin e Lartë Gjyqësor përgjegjës kryesor për vonesat në marrjen e vendimeve dhe për mosplotësimin e detyrave, përfshirë edhe atë të garantimit të sigurisë në institucionet e drejtësisë. Sidoqoftë, ai shtoi se asnjë akt dhune nuk do ta përkulë drejtësinë.

Edhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, thirri një mbledhje urgjente të enjten, me të gjithë drejtuesit e prokurorive në vend, ku u analizua pikërisht gjendja e parametrave të sigurisë në institucion dhe nevoja për përmirësimin e tyre, kushtet e punës në të cilat punojnë prokurorët dhe problemet e infrastrukturës që lidhen me sigurinë e ambienteve të punës.

Nga prokurorët u ngrit shqetësimi për sulmet e vazhdueshme publike ndaj tyre të cilat ndikojnë në rritjen e pasigurisë në ushtrimin e detyrës

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Këlliçi sulmon Ramën: Fjalim i planifikuar, nuk i shpëton revoltës qytetare

Pas konferencës së mbajtur nga kryeministri Edi Rama, ditën...

Hita pret fëmijë në zyrë për 1 Qershorin: Punonjësi i policisë, mik i besuar i juaji

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita,...

Rama: “Ndajeni mendjen si doni të vazhdojmë”, mesazh i fortë në deklaratë politike

Kryeministri Edi Rama teksa foli për situatën në Zvërnec,...