Konferenca e Kryetarëve shtyn për javën e ardhshme ngritjen e komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

Më datë:

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ranë sot dakord në Konferencën e Kryetarëve që të shtyjnë për javën e ardhshme diskutimin për ngritjen e dy Komisioneve të Posaçme.

Konferenca e Kryetarëve kishte në rend dite sot kërkesën e depozituar nga Partia Socialiste për ngritjen e dy komisioneve të posaçme parlamentare, për realizimin e Reformës Zgjedhore si dhe për Reformën Administrativo–Territoriale.

Kryetarët e grupeve parlamentare të PS-së dhe PD-së, respektivisht Taulant Balla dhe Gazment Bardhi ranë dakord që shqyrtimi i kësaj kërkese të bëhet javën e ardhshme.

Në projektvendimin e depozituar në Kuvend për reformën zgjedhore, parashikohet ngritja e një komisioni të përbërë nga 17 anëtarë, 9 përfaqësues të Partisë Socialiste dhe 8 të partive të tjera opozitare.

Ky komision ngrihet për të trajtuar rekomandimet e OSBE/ODIHIR për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, për institucionet përgjegjëse për zgjedhjet, të partive parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse, si dhe hartimin për financimin e partive politike.

Komisioni do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë të PS-së dhe PD-së, ndërsa paralel me to do të ngrihet grupi i ekspertëve teknikë.

Ndërkohë projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Administratio-Territoriale parashikon që komisioni të përbëhet nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë përfaqësues të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe 6 përfaqësues të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i grupit parlamentar i Partisë së Lirisë. Emrat e anëtarëve të tij do të përcaktohen me vendim të Kuvendit.

Komisioni i Posaçëm ka për objekt të veprimtarisë së tij shqyrtimin e kuadrit ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore; si dhe propozimin e mundësive për ridizenjimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore.

Po ashtu, komisioni do të analizojë sistemin aktual të financave vendore dhe të rekomandojë masa për shëndoshjen financiare dhe rritjen e qëndrueshmërisë së njësive të vetëqeverisjes vendore, duke përfshirë forcimin e decentralizimit fiskal, rritjen e të ardhurave vendore, optimizimin e shpenzimeve dhe përmirësimin e menaxhimit financiar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...