Manastirliu kandidate për Tiranën, Gjylameti rikthehet në Kuvend

Më datë:

Pasditen e së martës, kryesia e Partisë Socialiste shpalli zyrtarisht gjashtë kandidaturat për drejtimin e bashkive të Tiranës, Vlorës, Beratit, Matit, Cërrikut dhe Tepelenës.

Menjëherë pas publikimit të emrave, kanë nisur diskutimet për ndryshimet e pritshme brenda mazhorancës, pasi dy nga kandidatët janë aktualisht deputetë në Kuvend.

Ndër kandidatët e bërë publikë është edhe deputetja Ogerta Manastirliu, e cila do të lërë mandatin e saj parlamentar për të kandiduar për kryetare të Bashkisë së Tiranës.

Në rast se ajo fiton në zgjedhjet e 11 majit, vendin e saj në Kuvend do ta zërë Blerina Gjylameti – një figurë e njohur në radhët e Partisë Socialiste dhe me eksperiencë të gjatë si ligjvënëse.

Gjatë zgjedhjeve parlamentare, Gjylameti siguroi 6.167 vota. Kthimi i saj në Parlament realizohet në përputhje me rregullat për kuotat gjinore dhe për të ruajtur balancën e përfaqësimit.

Ajo ishte një nga kandidatet që garoi ngushtësisht me Olta Xhaçkën në zgjedhjet e fundit. Madje, Gjylameti iu drejtua Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë për të marrë pamjet filmike të procesit të numërimit të votave në të gjitha qendrat e votimit në Tiranë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...