17.5 C
Tirana

Maqedoni e Veriut, rritet në 38 numri i të vdekurve nga COVID-19

Më datë:

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se me konfirmimin e 4 vdekjeve të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), numri i të vdekurve nga virusi në vend është rritur në 38.

Në njoftimin nga ministria thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 26 raste të reja me koronavirus, me çka numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me COVID-19 ka shkuar në 854.

Nga ministria thonë se tre persona janë shëruar, duke e çuar numrin e të shëruarve në 44.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 330 teste. Numri i testeve në mbarë vendin arrin në 8.552.

Javën e kaluar në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në fuqi masa të reja për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, e cila kufizon lëvizjen e lirë gjatë ditëve të punës nga ora 16:00 deri në ora 05:00 dhe gjatë fundjavave, duke filluar nga e premtja në ora 16:00 deri të hënën në ora 05:00.

Më 18 mars, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në territorin e gjithë vendit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...