COVID-19, Spanja hap disa aktivitete, policia shpërndan maska në rrugë

Spanja është e gatshme të rihapë një pjesë të biznesit të saj pas rënies së vdekjeve nga koronavirusit ditët e fundit.

“Të gjithë duam të rikthehemi në rrugë, por dëshira jonë edhe më e madhe është të fitojmë luftën dhe të shmangim një rikthim të virusit”-ka thënë kryeministri spanjoll tha Pedro Sanchez. Por ai paralajmëroi se vendi është ende larg fitores.

Ndërtimi dhe industria kthehen në punë pas dy javësh ndalesë të plotë. Sidoqoftë, vendimi i qeverisë bëri që ekspertët shëndetësorë dhe ata politikë të diskutojnë rreth kësaj çështje.

Spanja regjistroi në 24 orët e fundit 619 viktima të reja, që e rritën në 16,972 numrin e përgjithshëm të tyre. Ajo ka aktualisht 166,019 persona të infektuar me koronavirus dhe thuhet se numri i të infektuarve të rinj është në rënie.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi