20.5 C
Tirana

Shok në Paris, Sarkozy shpallet fajtor për konspiracion kriminal me paratë e Gaddafit

Më datë:

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, është shpallur fajtor për konspiracion kriminal në një çështje që lidhet me marrjen e miliona eurove fonde të paligjshme nga ish-udhëheqësi libanez, Muammar Gaddafi.

Gjykata kriminale e Parisit e ka shfajësuar Sarkozy-n për të gjitha akuzat e tjera, përfshirë korrupsionin pasiv dhe financimin e paligjshëm të fushatës zgjedhore.

Më herët, Prokuroria e akuzonte ish-presidentin se kishte përdorur paratë e Gaddafit për të financuar fushatën e tij zgjedhore në vitin 2007, në këmbim të premtimeve për të ndihmuar udhëheqësin libanez të përmirësonte imazhin e tij në vendet perëndimore.

Sarkozy, 70 vjeç, i ka mohuar vazhdimisht akuzat duke i cilësuar ato si politike.

Hetimi për këtë rast nisi në vitin 2013, dy vjet pasi Saif al-Islam Gaddafi, djali i udhëheqësit libanez, e akuzoi për marrjen e miliona eurove nga babai i tij për fushatë.

Në vitin 2014, biznesmeni libanez Ziad Takieddine, i cili për një kohë të gjatë vepronte si ndërmjetës mes Francës dhe Lindjes së Mesme, deklaroi se kishte prova të shkruara që fushata e Sarkozy-t ishte financuar “me bollëk” nga Tripoli, dhe se pagesat prej 50 milionë eurosh vazhduan edhe pas marrjes së presidencës.

Edhe bashkëshortja e tij, Carla Bruni-Sarkozy, u akuzua vitin e kaluar për fshehje të provave të lidhura me këtë çështje dhe bashkëpunim me të tjerë për kryerjen e mashtrimit, të cilat ajo i mohon.

Që nga humbja e zgjedhjeve në 2012, Sarkozy ka qenë objekt i disa hetimeve penale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

AMP arreston inspektorin e Kufirit në Rinas, lejoi kalim të paligjshëm të një qytetari

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Tiranë, njoftoi sot ndalimin...

Von der Leyen sot në Kosovë, takim me Osmanin dhe Kurtin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do...

BE i kërkon Serbisë sanksione ndaj Moskës

Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i...

Sllovakia kundër Bullgarisë për RMV

Nga Shkupi, në krah të homologes maqedonase, presidenti i...