Alarm në qiellin e Danimarkës, anulohen fluturimet prej dronëve misteriozë

Më datë:

Autoritetet daneze mbyllën mbrëmjen e së hënës, 22 shtator, rreth orës 20:30, aeroportin e Kopenhagen, pas raportimeve për praninë e dronëve të mëdhenj në zonë. Për pasojë u pezulluan të gjitha uljet dhe ngritjet e avionëve, duke shkaktuar anulimin ose devijimin e dhjetëra fluturimeve.

Bllokimi i hapësirës ajrore

Sipas njoftimit të Eurocontrol, kufizimet do të zgjasin deri në orën 01:00 të 23 shtatorit. Fluturimet e devijuara janë drejtuar drejt aeroporteve të Oslos, Stokholmit, Berlinit, por edhe në Malmö, Göteborg, Billund e Aarhus. Deri në orën 22:05, faqja e gjurmimit Flightradar24 raportoi se të paktën 35 avionë ishin detyruar të uleshin në aeroporte alternative.

Dyshimet

Policia daneze njoftoi në rrjetet sociale se pranë aeroportit janë parë dy deri në tre dronë të mëdhenj, pa dhënë detaje nëse bëhet fjalë për shkelje të qëllimshme apo jo. Një zëdhënëse e aeroportit konfirmoi se mbyllja u vendos nga Navair, agjencia që menaxhon trafikun ajror në Danimarkë, pasi dronët u panë edhe brenda perimetrit të aeroportit.

Një nga çështjet që ngre dyshime është se si dronët arritën të depërtojnë në një hapësirë ajrore të kufizuar, duke qenë se shumica e prodhuesve të dronëve i pajisin me teknologji “no-fly zone” që ndalon hyrjen në zona të ndjeshme si aeroportet.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur në janar të 2019-ë, kur një dron shkaktoi mbylljen për më shumë se një orë të aeroportit Heathrow në Londër. Edhe në dhjetor 2018, në Gatwick, për dy ditë rresht, dronët pezulluan qindra fluturime, duke lënë dhjetëra mijëra pasagjerë të bllokuar dhe duke i shkaktuar miliona euro humbje kompanive ajrore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla uron besimtarët myslimanë nga Xhamia e Madhe e Kavajës

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për qarkun Tiranë, Taulant...

Lutje dhe besim nën diellin përvëlues, më shumë se 1.7 mln myslimanë ngjiten në malin Arafat

Më shumë se 1.7 milionë myslimanë u mblodhën këtë...

Shullazi dhe bashkëpunëtorët, 55 vite burg – vendimi final i Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e...

Ndryshim në treg: nafta ulet me 5 lekë

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të mërkurë, 27...