Trump: Sanksionet e BE-së për Rusinë, të pamjaftueshme

Më datë:

Përpara udhëtimit me Air Force One drejt Uashingtonit, presidenti Donald Trump deklaroi se është i gatshëm të vendosë sanksione ndaj Rusisë, por theksoi se Evropa duhet të veprojë njësoj me Shtetet e Bashkuara.

“Evropa po blen naftë nga Rusia. Unë nuk dua që ata të blejnë naftë. Sanksionet që ata kanë vendosur nuk janë të mjaftueshme. Jam i gatshëm të vendos sanksione, por ata duhet t’i forcojnë ato në të njëjtën mënyrë siç po bëj unë.”

Ndërkohë, Trump shtoi se është i bindur që një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky do të mbahet shumë shpejt.

Megjithatë, pa dhënë detaje të tjera rreth takimit që po flitet prej kohësh, kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se duhet të marrë pjesë edhe vetë, pasi Zelensky dhe Putin e urrejnë njëri-tjetrin.

“Urrejtja midis Zelensky dhe Putin është e paimagjinueshme. Ata e urrejnë njëri-tjetrin. Takimi mes tyre mund të ndodhë relativisht shpejt. Do ta zgjidhim në një mënyrë ose në një tjetër. Kështu që do të duhet të përfshihem.”

Ndërkohë, Rusia për asnjë moment nuk ka ndalur sulmet, duke shkaktuar viktima dhe dëme të pallogaritshme në Ukrainë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PD ka gati tre nisma ligjore mbi kriteret e integrimit europian

Partia Demokratike ka gati një paketë me tre nisma...

“Marshim në Tiranë për të drejtën e gjuhës shqipe në RMV, të rinjtë solidarizohen me studentët”

Ka nisur në Tiranë protesta në mbështetje të studentëve...