Rritet interesi i të rinjve për Forcat e Armatosura, Vengu: 108% më shumë kandidatë të regjistruar

Më datë:

Forcat e Armatosura po tërheqin gjithnjë e më shumë të rinjtë shqiptarë, me një rritje të ndjeshme të interesit për t’u bërë pjesë e strukturave ushtarake. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka bërë të ditur këtë të shtunë se në Akademinë e Forcave të Armatosura janë regjistruar 127 kandidatë për Kursin e Përgatitjes së Oficerit.

Sipas ministrit, kjo përfaqëson një rritje prej 108% krahasuar me vitin e kaluar, një shifër që tregon një kthesë pozitive në perceptimin e të rinjve ndaj karrierës ushtarake.

Forcat e Armatosura po bëhen gjithnjë e më tërheqëse për të rinjtë tanë! Këtë vit, për Kursin e Përgatitjes së Oficerit janë regjistruar 127 kandidatë, nga të cilët 33 vajza dhe 94 djem: një rritje prej 108% të regjistrimeve krahasuar me vitin e kaluar.”, shkruan Ministri.

Ky trend është tregues se Forcat e Armatosura po perceptohen gjithnjë e më shumë si një alternativë serioze për të rinjtë që kërkojnë një karrierë me integritet, disiplinë dhe shërbim ndaj vendit.

“Besimi dhe interesi në rritje i të rinjve, përfshirë edhe atyre të diplomuar, për t’u bërë pjesë e FA, një element përgjegjësie për strukturat tona akademike për të ofruar edukim dhe formim ekselent.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...