Nënshkruhet marrëveshja për gazin Kinë – Rusi

Më datë:

Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai Xi Jinping duken më të afërt së kurrë. Kreu i Kremlinit i ka cilësuar marrëdhëniet në nivelet më të larta, teksa po konsumonte një çaj me Xi në rezidencën zyrtare të liderit kinez.

Udhëheqësit njoftuan se kishin nënshkruar një marrëveshje të vonuar për ndërtimin e tubacionit të gazit “Fuqia e Siberisë-2”, një projekt strategjik që do të lidhë drejtpërdrejt Rusinë me Kinën përmes Mongolisë.

Kjo konsiderohet një fitore e madhe për Putinin, pasi Moska ka tentuar ta realizojë me kohë këtë projekt.

Pas takimit trepalësh mes Putinit, presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit mongol Ukhnaagiin Khurelsukh, kompania Gazprom ka deklaruar se kjo i hap rrugë ndërtimit të një tubacioni që do të transportojë 50 miliardë metra kub gaz në vit nga Rusia perëndimore drejt veriut të Kinës. Kjo e fundit mund të kthehet në blerësin kryesor të Rusisë për të zëvendësuar kështu Evropën.

CNN shkruan se sipas CEO-së së Gazprom, Aleksey Miller, kontrata përfshin një marrëveshje 30-vjeçare furnizimi, ndërsa çmimi i gazit do të jetë më i ulët se ai që Rusia ka vendosur për shtetet europiane.
Marrëveshja shihet gjithashtu nga analistët si një sfidë që i bëhet presidentit Donald Trump, i cili kërkon të reduktojë importet e energjisë ruse si pjesë e përpjekjeve të tij për të përfunduar luftën në Ukrainë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...