Avioni i Ursula von der Leyen goditet nga ndërhyrje të dyshuara ruse në GPS

Më datë:

Një avion në të cilën udhëtonte presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u godit nga ndërhyrje në navigacion GPS ndërsa përpiqej të ulej në Bullgari , deklaroi tha një zëdhënës i Komisionit për CNN.

‘’Komisioni Evropian ka marrë informacion nga autoritetet bullgare se ky incident ka për autor ndërhyrjen e shërbimeve ruse”, theksoi zëdhënësi.

“Me gjithë peripecitë avioni u ul në mënyrë të sigurt, shtoi zëdhënësi duke shtuar se “pilotët përdorën harta letre për të ulur’’.

“Kjo do të forcojë më tej angazhimin tonë të palëkundur për të forcuar aftësitë tona mbrojtëse dhe mbështetjen për Ukrainën”, shtoi zëdhënësi.

Udhëtimi në Bullgari ishte pjesë e turneut të von der Leyen në disa shtete të Bashkimit Evropian që kufizohen me Rusinë, Bjellorusinë dhe Detin e Zi.

Udhëtimi kishte për qëllim të demonstronte forcën dhe unitetin, ndërsa Rusia vazhdon të sulmojë qytetet ukrainase dhe të sabotojë çdo përpjekje për të arritur një marrëveshje armëpushimi.

Presidentja vizitoi Letoninë dhe Finlandën të premten, Estoninë të shtunën dhe Poloninë dhe Bullgarinë të dielën.

Ajo ishte planifikuar të përfundonte udhëtimin e saj të hënën me vizita në Lituani dhe Rumani.

Duke folur në kryeqytetin bullgar menjëherë pas uljes së aeroplanit, por përpara se të bëhej publik, presidentja Von der Leyen tha se ‘’Evropa nuk duhet të ulë vëmendjen pasi presidenti rus Vladimir Putin nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë kurrë’’.

‘’Ai është një grabitqar. Ai mund të mbahet nën kontroll vetëm me frenim të fortë”, theksoi ajo. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...