Berisha thirrje FBI-së: Hetoni udhëtimet e Ramës dhe Alex Sorosit

Më datë:

Në një konferencë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë thirrje FBI-së amerikane që të hetojë fluturimet e kryeministrit Edi Rama dhe të djalit të George Soros, Alex Soros.

Berisha ngriti dyshime mbi natyrën e udhëtimeve të tyre dhe pretendoi se ato mund të fshehin veprimtari kriminale.

“Vizitori më i shpeshtë i huaj në Shqipëri gjatë këtyre viteve ka qenë Alex Soros. Vizitat e tij çdo dy-tre javë te vëllezërit e tij Rama-Veliaj me avion të veçantë kanë lënë dyshime të shumta. Për Edi Ramën është thënë se në 140 fluturimet e tij ai ka transportuar valixhe diplomatike më shumë se të gjitha qeveritë europiane në dy vite. Për të mos thënë që në valixhet diplomatike të Edi Ramës janë transportuar para dhe drogëra. Çfarë është transportuar çdo dy javë me charterin e Alex Soros?

Unë i bëj thirrje FBI-së të hetojë me hollësi të gjitha udhëtimet me çarter të Edi Ramës dhe udhëtimet me charter të Alex Soros, për të kuptuar të gjithë dimensionin e veprimtarisë kriminale të këtyre dy delinkuentëve.”, tha Berisha

Gjatë fjalës së tij Berisha u ndal në zhvillimet e fundit në Shtetet e Bashkuara, ku presidenti Donald Trump kërkoi arrestimin e George Soros dhe djalit të tij.

Kjo ngjarje, edhe pse duket si një çështje e brendshme amerikane, sipas Berishës ka një ndikim global.

“Kjo ngjarje, në pamje të parë, është ngjarje e politikës së brendshme të SHBA-ve, por në të vërtetë një ngjarje me rrezatim të fuqishëm botëror, sepse rrjeti i George Soros, ka qenë rrjeti më botëror politik gjer sot.

Në rrjetin botëror të George Sorosit, fenerët ndriçues të Sorosismit në Evropë ishte dhe u bë Shqipëria e Edi Ramës.”, tha Berisha.

Ai përmendi gjithashtu një “dokument sekret të vitit 2013“, hartuar nga fondacioni i Sorosit në Shqipëri, i cili sipas Berishës parashikonte dhe përgatiste reformën konstitucionale, reformën e drejtësisë dhe reformën zgjedhore në vend, reforma këto që sipas Berishës, konsoliduan dhe përjetësuan atë që ai e quan “narkoshtet” ose “narkoregjim” në Shqipëri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...