Rama në Forumin Strategjik të Bled-it: Të bëhemi miq, para se të jemi aleatë!

Më datë:

Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot, 1 shtator, në Slloveni, ku po merr pjesë në Edicionin e 20-të të Forumit Strategjik të Bled-it.

“Kur vjen puna te marrëdhënia jonë me sipërmarrësit, ka një problem në dy shtresa, së pari problemi i parjes së sipërmarrësve jo si përplotësues, dhe së dyti, ndryshe nga SHBA-të, në Europë nuk jemi mësuar që të kemi një shtet sipërmarrës. Ne kërkojmë më shumë para nga buxheti, më shumë para dhe kështu me radhë”, tha kryeministri në nisje të fjalës të tij.

“Jemi me BE-në deri në fund”

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, politika e jashtme e vendit tonë është harmonizuar plotësisht me atë të BE-së.

“Na duhet të jemi shumë të hapur dhe nga ana tjetër, përtej asaj se çfarë themi dhe asaj që shprehemi, besnikëria jonë nuk është kurrë në dyshim. Kemi një ide të qartë të madhësisë tonë, peshës tonë dhe si europianë duam të jemi të lirë dhe të shprehim lirisht atë çfarë mendojmë, por kur vjen puna që të ndjekim Europën, ne jemi ndjekës vërtetë besnikë. Meqë ra fjala, politika jonë e jashtme është 100% e harmonizuar me politikën e jashtme të BE-së. As nuk jemi lëkundur dhe as nuk e kemi vënë ndonjëherë në dyshim, sepse kur vjen fjala për besnikërinë jemi disi të verbër dhe kur themi që jemi me ty, jemi me ty deri në fund.”

Problemi i Europës…sipas kryeministrit

Vuri theksin te problemi kryesor që sipas tij ka Europa sot.

“Mendoj që problemi kryesor që ka Europa është se çfarë drejtimi do të marrë, do të thellohet në rrugën e saj drejt Shteteve të Bashkuara apo do shpërbëhet në copa të ndryshme me secilin që do vendosë sateliti i kujt do të bëhet. Se nuk ka gjasa pastaj që të kesh histori të lavdishme, përveçse të bëhesh satelit. Europa është makineria më e jashtëzakonshme burokratike e administratës, por nga ana tjetër hartimi i tepruar i rregullores edhe para se diçka të nisë, ndryshe nga Amerika. Kjo e bën Europën më të vështirë për mjedis për biznes”, shtoi kryeministri.

“Duhet të jemi miq njëherë, para se të jemi aleatë strategjikë, kjo do të shmangë luftërat”, ishte këshilla e kryeministrit Rama për shtetet e tjera.

Rama është pjesë e panelit ku do të jenë të pranishëm presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, komisionerja për zgjerimin Marta Kos, kryeministri slloven Robert Golob, ai kroat Andrej Plenković dhe ai malazez Milojko Spajić.

Një fjalim për të ardhmen ka planifikuar sot, 1 shtator, edhe shefja e diplomacisë europiane Kaja Kallas. Forumi Strategjik i Bled-it konsiderohet si ngjarje me rëndësi për marrëdhëniet rajonale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...