Katastrofë në Afganistan, shkon në 800 numri i viktimave

Më datë:

Ka shkuar në 800 numri i viktimave dhe mbi 1 mijë e 300 të plagosur nga tërmeti i fuqishëm që goditi Afganistanin lindor.

Siç shkruajnë mediat e huaja, helikopterët po transportojnë të plagosurit në vendet e sigurta, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin për të mbijetuar nën rrënoja.

Në provincën Kunar, tre fshatra janë shkatërruar plotësisht, ndërsa dëme të mëdha raportohen edhe në shumë fshatra të tjerë.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Afganistanit, numri i të vdekurve dhe plagosurve mund të rritet ndjeshëm.

Afganistani preket shpesh nga tërmetet, sidomos në malet Hindu Kush, ku takohen pllakat tektonike indiane dhe euroaziatike.

Vetëm vitin e kaluar, një seri tërmetesh në perëndim la më shumë se 1 mijë viktima, ndërsa një tërmet me magnitudë 6.3 më 7 tetor 2023 shkaktoi vdekjen e të paktën 4 mijë personave.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...