Gjykata e Apelit në SHBA rrëzon tarifat e Trump

Më datë:

Gjykata e Apelit në Shtetet e Bashkuara ka shpallur të paligjshme shumicën e tarifave tregtare të vendosura nga presidenti Donald Trump gjatë mandatit të tij.

Vendimi, i miratuar me 7 vota pro dhe 4 kundër, vë në pikëpyetje legjitimitetin e përdorimit të tarifave si mjet i politikës ekonomike ndërkombëtare nga ana e presidentit.

Gjykata thekson se, megjithëse ligji i jep presidentit kompetenca për të vepruar në rast emergjencash kombëtare, këto nuk përfshijnë shprehimisht të drejtën për të vendosur tarifa apo taksa doganore. Vendimi nuk do të hyjë në fuqi para 14 tetorit, duke i dhënë kohë administratës Trump për të bërë ankim në Gjykatën e Lartë të SHBA-ve, një hap që vetë Trump e ka paralajmëruar tashmë.

Në reagimin e tij publik, Trump e ka cilësuar vendimin si “shkatërrues për vendin”, duke argumentuar se heqja e tarifave do ta bënte Amerikën më të dobët financiarisht dhe më të ekspozuar ndaj defiçitit tregtar dhe barrierave të padrejta nga vendet e tjera.

“Nëse këto tarifa do të hiqen ndonjëherë, do të ishte një katastrofë totale për vendin. Do të na bënte të dobët financiarisht dhe ne duhet të jemi të fortë. SHBA-të nuk do të tolerojnë më defiçite të mëdha tregtare dhe tarifa të padrejta e barriera jo-tarifore të vendosura nga vende të tjera, miq apo armiq, që dëmtojnë prodhuesit, fermerët dhe të gjithë të tjerët. Nëse lejohet, ky vendim do t’i shkatërrojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës“, ka shkruar Trump nëTruthSocial.

Ndërkohë, tensionet tregtare me Bashkimin Evropian janë rritur. Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian, Teresa Ribera, ka deklaruar se BE-ja nuk do të bëjë asnjë lëshim ndaj SHBA-së në fushën e rregullimit të teknologjisë dhe taksave digjitale. Ajo theksoi se kompanitë amerikane që operojnë në Evropë duhet t’i nënshtrohen të njëjtave rregulla si çdo tjetër subjekt tregtar.

Presidenti francez Emmanuel Macron reagoi ndaj kërcënimeve të Trump për vendosjen e tarifave ndaj vendeve që aplikojnë taksa digjitale, duke i quajtur ato “formë presioni” që do të kërkonin përgjigje të përbashkët nga BE-ja.

Në të njëjtën kohë, kanë hyrë në fuqi edhe tarifat e reja amerikane për pakot e vogla nën 800 dollarë, të cilat më parë përfitonin nga përjashtimi doganor. Tani, këto dërgesa do të taksohen, me përjashtim të dhuratave nën 100 dollarë. Kjo ka bërë që shumë kompani postare ndërkombëtare të pezullojnë përkohësisht dërgesat drejt SHBA-së.

Vendimi i gjykatës pritet të ketë ndikim të gjerë në tregtinë ndërkombëtare dhe marrëdhëniet ekonomike të SHBA-ve me partnerët kryesorë. Beteja ligjore sapo ka nisur dhe pritet të përshkallëzohet në muajt në vijim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...