Vietnami i shkatërruar një ditë pas tajfunit

Më datë:

Këto janë pamjet që vijnë nga Vietnami ku janë shkaktuar dëme të mëdha për shkak të tajfunit “Kajiki” .

3 persona humbën jetën dhe të paktën 10 të tjerë mbetën të plagosur, njoftuan autoritetet lokale, ndërsa paralajmëruan se shirat e rrëmbyeshëm mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje toke.

Stuhia dëmtoi rreth 7 mijë banesa, përmbyti rreth 30 mijë hektarë dhe rrëzoi 18 mijë pemë.

Shirat e rrëmbyeshëm rrëzuan qindra shtylla të energjisë elektrike, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në disa zona.

Ky tajfun vjen një vit pas tajfunit Yagi, stuhisë më të fuqishme që ka goditur Vietnamin në 30 vitet e fundit, e cila shkaktoi 300 viktima në këtë vend.

Një ditë më parë u evakuuan mijëra persona nga autoritetet.

Stuhitë në Vietnam janë një fenomen që ndodh jo pak herë duke sjellë edhe përmbytje të mëdha.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, u përplas nga makina, përfundon në spital drejtuesi i motorrit

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Shkodër, pranë...

“Salianji ngre akuza për zgjedhjet në PD: Shifrat reale ndryshe nga ato të publikuara”

Batare me sulme për të drejtuar Partinë Demokratike. Kështu...

Von der Leyen në Vilnius për të mbështetur vendet baltike mes kërcënimeve nga Rusia

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do...