Milicët irakianë filluan të tërhiqen nga ambasada amerikane në Bagdad

Më datë:

Milicët që ishin para ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Bagdad, filluan të tërhiqen nga zona pas thirrjes “për tërheqje” të forcave milice shiite në Irak të afërta me Iranin, Hashd al-Shaabi.

Grupet, shumica e të cilëve përbëhen nga milicët e Kataib Hezbollah, pak pas thirrjes së forcave Hashd al-Shaabi u përgjigjën pozitivisht.

Milicët irakianë gjithashtu i tërhoqën edhe çadrat e vendosura në zonën pranë ambadës.

Hashd al-Shaabi para një kohe të shkurtër u kishte bërë thirrje mbështetësve që “të tërhiqen nga ambasada amerikane në Bagdad”, por mbështetësit e Kataib Hezbollah kishin refuzuar, duke u këmbëngullur për të qëndruar në zonë.

Dje gjatë ditës, mijëra irakianë sulmuan kompleksin e ambasadës amerikane, duke protestuar kundër sulmeve ajrore të fundjavës në Irak dhe Siri kundër milicisë Kataib Hezbollah që la të paktën 25 luftëtarë të vrarë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: rregullim i ri i çmimit të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit. NJOFTIMI I BORDITBordi...

Zjarri në pallatin pranë QSUT, Gjykata liron katër të arrestuarit

Gjykata penale e Tiranë ka caktuar masat e sigurimit...

Zv.kryeministrja Koçiu me banorët e pallatit të djegur: Do përfitoni bonus qiraje për strehimin

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka shkuar këtë të premte, më 17 prill,...

Sezoni turistik veror, aksion pastrimi në plazhin e Shkëmbit të Kavajës

Në prag të nisjes së sezonit turistik veror, bashkia...