Protesta kundër vendosjes së ushtrisë në Uashington

Më datë:

Vendimi i Donald Trump për vendosjen e trupave të Gardës Kombëtare në Uashington ka shkaktuar protesta të shumta.

Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimin “Turp kombëtar” dhe brohorisnin “Trump duhet të ikë tani”.

Ky vendim i kreut të Shtëpisë së Bardhë vjen pas deklaratës së tij se të pastrehët duhet të largohen nga Uashingtoni që kryeqyteti të jetë më i pastër dhe më i sigurtë.

“Duke u rritur në Uashington, është shumë e vështirë të shohësh qytetin të pushtohet nga Donald Trump dhe t’i bëjë të gjithë të jetojnë me frikë. Nuk e miratoj, thjesht mendoj se është një veprim i keq dhe reagimi do të jetë shumë i ashpër kundër tij dhe administratës së tij,” tha Eugene Achstetter, protestues.

Presidenti republikan deklaroi se 800 trupa të Gardës Kombëtare janë vendosur në qytet, veprim i cili u konsiderua i paligjshëm.

“Ne jemi tashmë një qytet me shumë kontroll policor. Ne meritojmë përfaqësim. Përfaqësues të popullit nga të gjitha shtetet e tjera vijnë në Kongres këtu dhe ne paguajmë taksat njësoj si kushdo tjetër,” tha Kango Kiama, protestues.

Kryetarja demokrate e bashkisë së Uashingtonit, Muriel Bowser, hodhi poshtë pretendimet e Trump për dhunë të pakontrolluar, duke vënë në dukje se krimi arriti nivelin më të ulët në më shumë se tre dekada vitin e kaluar.

Ndërsa policia e qytetit deklaroi se krimi, përfshirë vrasjet, u rrit ndjeshëm në vitin 2023, duke e bërë Uashingtonin një nga qytetet më të rrezikshme të vendit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...