13.5 C
Tirana

Një viktimë nga zjarret në Francë

Më datë:

Në Saint-Vallier të Francës jugore, zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë vatrat e mbetura të një zjarri shkatërrues që ka përfshirë rajonin prej disa ditësh.

Zjarri ka përfshirë mbi 16 mijë hektarë tokë. Një person ka ndërruar jetë, 19 zjarrfikës janë plagosur dhe dhjetra banesa janë shkatërruar.

Autoritetet franceze fajësojnë ndryshimet klimatike për përmasat e zjarrit.

Në jug të Spanjës, në qytetin turistik Tarifa, një tjetër zjarr i fuqishëm shpërtheu duke detyruar autoritetet të evakuojnë mbi 2 mijë persona, përfshirë turistë dhe banorë lokalë.

Helikopterët u ngritën me urgjencë për të hedhur ujë mbi zonën e përfshirë nga flakët, ndërsa qiejt e qytetit u mbuluan nga re të dendura tymi.

Zjarri ka shpërthyer në pyjet me eukalipt dhe pisha të maleve Sierra de la Plata, dhe autoritetet janë në gadishmëri për të parandaluar përhapjen e tij në zonat e banuara.

Ndërkohë, afër Madridit, një zjarr tjetër në komunën Tres Cantos, i shkaktuar nga një rrufe.
Përhapja e shpejtë e flakëve, për shkak të erërave, detyroi evakuimin e lagjeve Soto de Viñuelas dhe Fuente El Fresno. Një person raportohet në gjendje të rëndë.

Përpjekjet për të frenuar zjarrin vazhdojnë, ndërsa moti i nxehtë dhe erërat e forta po vështirësojnë ndjeshëm ndërhyrjen.

Franca dhe Spanja po përballen me një seri zjarresh, të nxitura nga temperaturat ekstreme, thatësira dhe efektet gjithnjë e më të dukshme të ndryshimeve klimatike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përplasja në Kuvend Balla-Noka, seanca ndërpritet pas akuzave dhe fyerjeve

Seanca plenare e ditës së sotme u ndal për...

30 vite prokurime publike, Rama: Diella nuk do veprojë totalisht e pavarur

Një aktivitet është zhvilluar ditën e sotme, 11 dhjetor...

I dënuar për aferën e inceneratorëve, lirohet pas 4 vitesh Lefter Koka

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është liruar nga burgu...

Kush janë katër kandidatët që synojnë të marrin drejtimin e SPAK-ut, pas Altin Dumanit

Më 18 dhjetor përfundon mandati trevjeçar i Altin Dumanit...