IKMT shemb me shpërthim të kontrolluar një objekt 3-katësh në Vlorë

Më datë:

Një objekt trekatësh pa leje u shemb me shpërthim të kontrolluar mëngjesin e kësaj të hëne pranë aksit rrugor Vlorë-Orikum.

Inspektoriati Kombëtar i Territorit (IKMT) e kishte lajmëruar më herët këtë operacion dhe për këtë arsye pati një bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve përgjatë këtij aksi.

zbarkoi këtë mëngjes në zonë për shembjen e objektit, në të cilin u vendosën 32 kilogram lëndë plasëse.

Për demolimin e këtij objekti u hapën 410 furnela dhe u shtrinë 1,100 metra linearë fitil detonant dhe u përdorën 32 kilogramë lëndë plasëse.

Për të paktën 15 minuta pati edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Aksioni u krye në bashkëpunim me policinë e Shtetit dhe forcat xheniere të Ministrisë së Mbrojtjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...