Sot protesta kundër Gjykatës Speciale, çfarë mesazhi do jepet nga Prishtina

Më datë:

Sot, më 7 gusht, do të mbahet një protestë në Prishtinë, e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL) kundër vendimeve të Gjykatës Speciale.

Me moton “Kundër padrejtësisë”, organizatorët thanë se synojnë të tërheqin vëmendjen për mbajtjen e komandantëve të luftës, në Hagë.

Kryetari i OVL-së, Hysni Gucati, në një lidhje live me Klan News tregoi se çfarë mesazhi do të jepet gjatë protestës.

“Mesazhi do jetë shumë i qartë. Ne do t’i drejtohemi Gjykatës Speciale, e cila është një gjykatë e padrejtë, e cila është duke punuar dhe vepruar shumë padrejtësisht ndaj pjesëtarëve të UÇK-së. Mesazhin më të mirë do e dërgojnë qytetarët e Kosovës. Ai do të jetë mesazhi më i mirë”, tha ai.

Organizatorët presin një numër të madh të qytetarëve në marshim. Ata kanë marrë mbështetje prej partive politike, shoqërisë civile dhe organizatave të ndryshme joqeveritare.  

“Atje [në Gjykatën Speciale] përdoren standardet e dyfishta. Gjykata Speciale bashkëpunon me Gjykatën Kriminale Serbe, ku kohët e fundit ka marrë disa dokumentacione nga një kriminel serb gjoja për dosje për krime lufte. Ne e dimë kush ka bërë krime. Ka emër dhe mbiemër. Është Serbia dhe Millosheviçi, apo strukturat të ushtrisë serbe. Hashim Thaçi dhe të tjerët, UÇK, nuk ka bërë krime. Lufta jonë ka qenë e drejtë, e pabarabartë. Mendoj që Gjykata Speciale është duke bërë shumë shkelje”, tha Gucati.

Ai mori shembullin e një personi që punoi për tetë muaj si gardian dhe pas kësaj u bë prokuror.

Po ashtu, Gucati theksoi se institucionet e Kosovës kanë bërë shumë pak për rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

“Gjykata Speciale ka ngritur një aktakuzë pa bazë dhe institucionet tona kanë bërë shumë pak. Zoti Thaçi dhe të tjerët nuk dënohen si Hashim Thaçi, por dënohen që kanë qenë vetë bartësit e luftës. Është rrezik i madh që nëse dënohet Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli apo Rexhep Selimi, dënohet lufta e shenjtë e UÇK-së. Ne do kemi pasoja shumë të mëdha nëse në të ardhmen ndodh kjo”, tha Gucati.

Ish-drejtuesit e UÇK-së, mes të cilëve edhe ish-presidenti Hashim Thaçi gjenden në paraburgim në Hagë prej vitit 2020 të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...