Rriten gjatë vitit 2025 të ardhurat tatimore nga shitja e pronave

Më datë:

Gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, të ardhurat tatimore nga shitja e pasurive të paluajtshme kanë qenë në rritje.

“Sipas informacionit nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve për Shoqatën Shqiptare të Pasurive të Paluajtshme (NAREA),- shkruan Monitor,- për gjashtë muajt e parë të këtij viti janë arkëtuar gjithsej 4.2 miliardë lekë nga tatimit mbi të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme”.

Kjo do të thotë se të ardhurat janë rritur me 26% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Por pse kjo rritje?

“Rritja e të ardhurave mund të jetë një tregues i tërthortë i ecurisë së shitjeve në tregun e pasurive të paluajtshme. Rritja e të ardhurave tregon rritjen e bazës së tatueshme, që mund të vijë nga rritja e transaksioneve të shitblerjes, por edhe nga rritja e çmimeve”, shkruan Monitor.

Në masën dërrmuese të ardhurat prej këtij tatimi vijnë nga Drejtoria e Tatimpaguesve të Mëdhenj, ku pothuajse 99% e tyre i takojnë kësaj drejtorie duke nënkuptuar se tatimi buron kryesisht nga shitjet e firmave të ndërtimit.

Ndërkohë, të ardhurat nga drejtoritë rajonale rezultojnë në nivele shumë të ulëta.

Sipas shifrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, për gjashtë muajt e parë të vitit të ardhurat totale nga drejtoritë tatimore ishin vetëm 54 milionë lekë ose sa 1.3% e të ardhurave totale. Këto të ardhura paraqiten në rënie me 26% krahasuar me një vit më parë.

Të ardhurat e vogla nga transaksionet e rishitjes, të kryera nga individët, mund të shpjegohen me rivlerësimet e kryera në vitet e mëparshme, që kanë tkurrur bazën e tatueshme, por ndoshta në një masë të madhe edhe me kryerjen e një pjese të madhe të transaksioneve me çmime fiktive.

Por, nga ana tjetër, agjentët e pasurive të paluajtshme shprehen se procesi i rivlerësimit që pritet prej më shumë se një viti ka ndikuar negativisht në tregun e rishitjes së pronave. Një pjesë e pronarëve preferojnë ta shtyjnë nxjerrjen e pronave në shitje, deri në kryerjen e rivlerësimit, për të përfituar një vlerë më të ulët tatimi.

Në këtë kuptim, rënia e të ardhurave nga tatimi i pronave të shitura prej individëve duket se konfirmon një tendencë rënëse të transaksioneve në këtë segment të tregut, shkruan Monitor.

Sipas ligjit në fuqi, të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme, e llogaritur si diferenca mes çmimit të shitjes së pronës dhe çmimit të blerjes (ose atij të rivlerësuar) së saj, tatohen në masën 15%.

Megjithatë, qeveria ka aplikuar rivlerësime të herëpashershme të pronave me një shkallë më të ulët tatimore. Rivlerësimet u mundësojnë pronarëve ta sjellin vlerën e pronës së tyre në nivelet e tregut, duke ulur vlerën e tatimit të paguar në rast të shitjes së saj.

Muajin e kaluar, qeveria shqiptare hodhi për konsultim publik projektligjin për rivlerësimin e radhës së pasurive të paluajtshme. Projektligji pritet t’u mundësojë individëve dhe bizneseve të rivlerësojnë pronat e tyre me një tatim prej 5%, duke filluar nga 1 janari 2026.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...