Fshehje pasurie, kalon për gjykim dosja ndaj Asllan Dogjanit

Më datë:

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, kaloi këtë të mërkurë, 23 korrik, për gjykim dosjen ndaj deputetit demokrat Asllan Dogjani.

Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për fshehje pasurie. Sipas akuzës, Dogjani dyshohet se ka fshehur blerjen e një apartamenti me vlerë mbi 120 mijë euro.

GJKKO më herët e kishte kthyer dosjen e Prokurorisë së Posaçme në ngarkim të tij për plotësim hetimesh. Dogjani u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme në dhjetor të vitit 2024.

Në atë kohë, SPAK sqaroi se Dogjani, nëpërmjet dy kontratave të dubluara, fshehu përmes deklarimit të rremë mënyrën e përfitimit të apartamentit në Tiranë, në rrugën “Hamid Shijaku”.

Të dyja deklaratat mbanin të njëjtin numër protokolli, por kushte të ndryshme për përfitimin e pasurisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Vuçiç sfidë opozitës nga Kina

Nga kryeqyteti kinez Pekin, presidenti serb Vuçiç zgjodhi ti...

Gaz lotsjellës dhe barrikada

Turqia po përballet me një krizë të re politike,...

Përplasja me policinë në Mamurras/ Lihen në burg dy të rinjtë, njëri do të ekstradohet në Itali

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg 28-vjeçarin A.F,...

Çështja e Jonaid Myzyrajt, GJKKO vendos kthimin e dosjes së tenderit në SPAK

Gjykata e Posaçme kthen në SPAK dosjen ndaj ish-kreut...