Hakmarrje me tritol? I kërkuari për plagosje bëhet objektiv, RENEA “zbarkon” në Sarandë

Më datë:

Një shpërthim tronditi lagjen nr. 3 të Sarandës pak para mesnatës së 21 korrikut. Dyshohet se një sasi lënde eksplozive ka shpërthyer në një automjet të parkuar, duke shkaktuar dëme materiale.

Mjeti rezulton në pronësi të 31-vjeçarit K. J., person i shpallur në kërkim për “Përkrahje të autorit të krimit”, në lidhje me plagosjen me armë të dy personave më 17 korrik.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të atentatit dhe identifikimin e autorëve.

Kujtojmë se konflikti mes tyre nisi brenda një lokali për motive të dobëta duke agravuar në përdorim armësh. Përpos 31 vjeçarit, në kërkim janë edhe tre persona të tjerë.

“Dyshohet se 43-vjeçari R. Z. ka hapur zjarr ndaj dy të rinjve nga Tirana, G. H., 33 vjeç, dhe E. L., 25 vjeç, të cilët u plagosën rëndë dhe ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë. Personat në kërkim janë: R. Z., 43 vjeç, për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë, dhe bashkëpunëtorët E. C., 36 vjeç, A. M., 43 vjeç, dhe K. J., 31 vjeç, për “Përkrahje e autorit të krimit”, sqaronte Policia më herët.

Ndërkohë, gazetari i Klan News, Besar Bajraktarj, raporton se prej orës 03:30 të mëngjesit të sotëm, në Sarandë kanë shkuar forcat RENEA, të cilat kanë zhvilluar kontrolle të ndryshme për kapjen e personave në kërkim, të përfshirë në këto ngjarje.

Paralelisht, kontrolle janë zhvilluar edhe nga FNSH dhe forcat “Shqiponja”. Ende nuk dihen rezultatet e këtij operacioni, ndërkohë që detaje priten në orët në vijim.

Ky është operacioni i dytë që zhvillohet brenda tre ditëve, pas atij në orët e para të mëngjesit të së dielës, 20 korrik, kur kontrolle u ushtruan nga forcat operacionale të Tiranës dhe Vlorës, në bashkëpunim me FNSH dhe forcat “Shqiponja”, por pa rezultat.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...