Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin për Jorgo Goron

Më datë:

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. Po me vendim gjykate, atij i është sekuestruar një apartament në Tiranë.

Ai u dënua me 3 vite burg në mars të këtij viti, për “shpërdorim detyre” dhe “mosdeklarim pasurie”. Sipas vendimit të togave të zeza, Goro përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe do të vuajë 2 vite e 20 ditë heqje lirie.

Ish-kryebashkiaku akuzohet për dhënien e paligjshme të një leje ndërtimi në zonën e Jalës, duke favorizuar persona të caktuar në kundërshtim me ligjin. Për këtë çështje, u shpallën fajtorë edhe dy ish-zyrtarët Vezir Gjikoka dhe Jerasimo Basho.

Kujtojmë se SPAK ka kërkuar 2 vite burg ndaj tij, për një tjetër procedim penal, për shpërdorim detyre dhe tjetërsim prone.

Goro akuzohet për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim me ish-drejtorin e Tokës dhe Menaxhimit të Pronës të Bashkisë Himarë, Vasillaq Strakosha, gjithashtu i pandehur në këtë dosje.

Për Strakoshën, SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg (me gjykim të shkurtuar 1 vit).

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet nga lufta, çmimet e larta do të godasin konsumin

Turizmi është mundësia e artë e Shqipërisë, frytet e...

Siguria ndaj zjarrit, Ristani: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga bashkia e Tiranës

Kryetarja e komanduar e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani,...

Supë me mish qengji dhe kos

Mishi i qengjit njihet për shijen e tij kur...

Seanca e parë për “Revanshi”, të akuzuarit përfaqësohen me avokatë

Nis seanca e parë për një nga fraksionet e...