Kuvendi i Kosovës s’gjen rrugëdalje, 47 dështime radhazi

Më datë:

Për të 47-ën herë radhazi, përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Kosovës përfundoi pa sukses. Edhe sot, 15 korrik, mbledhja e deputetëve të zgjedhur nuk solli ndonjë ndryshim në ngërçin e krijuar politik.

Mbi 35 projektligje që duhej të miratoheshin nga qeveria dhe të procedoheshin për shqyrtim në Kuvendin e Kosovës përpara datës 30 qershor kanë mbetur pezull, për shkak të situatës së pazgjidhur institucionale që po zvarritet që prej fillimit të vitit 2025.

Sipas Programit të Projektligjeve 2025–2027, disa prej drafteve më të rëndësishme që priteshin të shqyrtoheshin këtë vit përfshijnë Ligjin e Punës, Kodin Civil, ligjet për Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial, si dhe projektligje të tjera për energjinë, konkurrencën dhe profesionin e avokatit.

Institucionet që monitorojnë punën e Kuvendit shprehen të shqetësuara për ndikimin që kjo bllokadë po sjell në jetën e qytetarëve. Sipas tyre, situata ka tejkaluar kufijtë e vonesave procedurale dhe ka prekur funksionimin e shtetit.

“Pasojat janë të mëdha, jo vetëm në aspektin kushtetues por edhe në jetën e përditshme të qytetarëve. Mbi 10 marrëveshje ndërkombëtare presin të ratifikohen, ndërsa disa ligje kyçe për reformat në drejtësi janë ende pezull,” shprehet Melos Kolshi, hulumtues i lartë pranë IKD.

Në të njëjtën linjë, edhe Vullnet Bugaqku nga KDI theksoi se viti 2025 tashmë mund të konsiderohet i humbur në aspektin legjislativ dhe të mbikëqyrjes. Ai përmendi Kodin Civil dhe amendamentet për vettingun si dy nga çështjet më të rëndësishme që rrezikojnë të kalojnë nga një legjislaturë në tjetrën, pa u trajtuar.

“Kur Kuvendi nuk funksionon për muaj të tërë, shteti mbetet pa mekanizmin që harton dhe kontrollon ligjet. Kjo e dëmton seriozisht jetën demokratike dhe i lë qytetarët të pambrojtur”, tha Bugaqku.

Vendimet e fundit të Kuvendit datojnë nga dhjetori i vitit të kaluar, shumica prej të cilave janë kontestuar në Gjykatën Kushtetuese. Në këtë klimë paqartësie, mbetet e pasigurt nëse projektligjet aktuale do të procedohen nga një qeveri e re apo do të mbeten në sirtarët e legjislaturës së ardhshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Starmer paralajmëron kufizime për protestat pro-Palestinë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se disa protesta...

Ndalohet pas ndjekjes nga policia, 19-vjeçari mbante armë me vete

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të...

Operacion anti-drogë në Elbasan, lëshohen 20 urdhër arreste, kontrolle edhe në disa banesa

Një operacion i gjerë antidrogë është ndërmarrë nga Policia...

IDU ngre alarmin për Shqipërinë: Korrupsioni në nivele të larta bllokon integrimin

Bashkimi Ndërkombëtar Demokrat (International Democracy Union – IDU) ka...