Nis sot aksioni kundër tregtimit të bulmetit pa faturë

Më datë:

Ditën e sotme, 14 korrik, pritet të nisë aksioni i qeverisë për sekuestrimin e çdo produkti bulmeti, mishi apo qumështi që tregtohet pa faturë.

Operacioni i udhëhequr nga Ministria e Financave, Ministria e Bujqësisë dhe Drejtoria e Tatimeve synon formalizimin e tregjeve ushqimore dhe luftimin e konkurrencës së pandershme.

Ministrat Petrit Malaj dhe Anila Denaj kanë paralajmëruar inspektime në terren, ndërsa të gjitha produktet pa dokumentacion do të konfiskohen dhe subjektet tregtare në shkelje do të ndëshkohen me gjobë.

Aksioni vjen pas një fushate sensibilizuese dyjavore dhe është pjesë e masave më të gjera të qeverisë për kontrollin e informalitetit në ekonomi.

Kujtojmë se Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ka urdhëruar më herët pezullimin e inspektimeve që kryhen pa planifikim paraprak dhe pa miratim nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Ky vendim synon të unifikojë praktikat e kontrollit dhe të garantojë transparencë e përputhje me ligjin për inspektimet.

Po ashtu do të ngrihet edhe një komision i posaçëm me pesë anëtarë, tre prej të cilëve nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, i cili do të vlerësojë punën e inspektorëve të AKU-së.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...