Skema Kombëtare, AZHBR: Financim 50% i kostove për certifikimin global GAP të produkteve

Më datë:

Certifikimi i prodhimeve bujqësore me “Global GAP”, është një patentë për eksporte të sigurta dhe me vlerë të lartë.

Qeveria për vijon edhe këtë vit të mbështesë certifikimin e produkteve bujqësore me standardet europiane, si faktor i rëndësishëm në nxitjen e eksporteve të sigurta “Made in Albania”, drejt tregjeve ndërkombëtare.

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, publikoi listën e përfituesve për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi 2025, për masën 7: Implementimi dhe certifikimi global GAP, ku janë shpallur 26 aplikime përfituese.

Sipas AZHBR-së, masa e përfitimit për certifikimin individual është 50% e vlerës totale të faturës tatimore, deri në shumën 175,000 lekë, për sipërfaqe jo më pak se 1 hektar. Ndërsa, masa e përfitimit për certifikimin në grup fermerësh do të jetë deri në 500,000 lekë, për grupe fermerësh prej 10 anëtarësh me sipërfaqe jo më pak se 3 ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 10 ha në fushë të hapur.

Nga ana tjetër, masa mbështetëse do të jetë deri në 700,000 lekë për grupe fermerësh prej 20 anëtarësh, me sipërfaqe jo më pak se 15 ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 30 ha në fushë të hapur.

Aplikimet në Skemën Kombëtare 2025 u çelën në 30 prill dhe vazhduan deri më 30 maj 2025.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mesazhe provokuese në prag të protestës për gjuhën shqipe në Shkup

Çlirim Iseni, student dhe një nga organizatorët e protestës...

Kosovë, numrat me të cilët do të garojnë subjektet politike në zgjedhjet e 7 qershorit

/Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë tërheqjen e...

Një analizë e thjeshtë gjaku mund të zbulojë rrezikun e padukshëm të sëmundjeve të zemrës

Një grimcë e trashëguar në gjak, që zakonisht nuk...

Alarm i ri për shpërthimin vdekjeprurës të Ebolës në Afrikë, 80 të vdekur

Një alarm i ri shëndetësor është ngritur pas një...