Shenja dhune dhe makina në liqen, dyshohet se 23 vjeçari në Mat është vrarë

Më datë:

Mbrëmjen e djeshme, 8 korrik, policia gjeti të pajetë 23 vjeçarin Renis Dobra, pranë liqenit të Shkopetit.

Rezulton se i riu ka shenja mavijosje në qafë, çka për policinë ngre dyshimet se e kanë mbytur dhe makinën ia kanë hedhur në liqen.

Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë alarmuar policinë për zhdukjen e të riut.

Për grupin hetimor ka dy pista ku janë përqendruar hetimet. E para tek ndonjë përplasje me persona të tjerë për parcela kanabisi dhe pista e dytë, konflikt për shkak të një vajze.

Zbardhja e detajeve të plota të ngjarjes, sipas tij do të ketë e vështirë, kjo pasi e gjithë zona ka një mungesë të mbulimit me kamera sigurie.

Mësohet se ka qenë babai i viktimës ai që ka denoncuar zhdukjen e të birit rreth orës 21:30, ku tha përpara bluve se prej tre orësh nuk kishte asnjë kontakt me 23-vjeccarin.

“Djali është zhdukur, prej orësh nuk kam asnjë kontakt me të”, mësohet të ketë deklaruar ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Presidenti Begaj: Bashkëpunimi ushtarak me SHBA forcon sigurinë rajonale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vlerësuar partneritetin 25-vjeçar...

Kishin pika këmbimi valutor pa licencë, në hetim pronarët e 3 subjeketeve në Tiranë

Policia e Tiranës, vuri në hetim pronarët e tre...

Banorët e Arapajt ngrejnë shqetësimin: “Jetojmë me frikë prej tyre”

Pak ditë pas aksidentit të rëndë që i mori...

Tortë akulli me kafe

Në ditët e nxehta të verës ushqimet më të...