Hyri në e-Albania me të dhënat e të afërmes dhe mori mikrokredi në vlerë 3 500 euro, nën hetim 32-vjeçarja në Tiranë

Më datë:

Një 32-vjeçare nga Tirana është marrë nën hetim nga Policia e Tiranës, pasi është denoncuar në polici nga një 25-vjeçare, e afërme e saj, për falsifikim dhe mashtrim

D.C dyshohet se ka përdorur të dhënat personale të së resë, si dhe foton e kartës së identitetit të saj, duke ndërhyrë në e-Albania dhe më pas ka aplikuar në një bankë mikrokredish.

Sipas denoncimit të 25-vjeçares, kredia është aprovuar në emrin e 25-vjeçares në vlerën 3 mijë e 500 euro.

Burime nga policia bëjnë me dije se D. C ka mundur të skanojë fytyrën e 25-vjeçares nga karta e identitetit, duke marrë më pas të dhënat në e-Albania.

Kjo nuk është hera e parë që emri i saj lidhet me veprime të tilla. Rezulton se më 25 qershor të këtij viti, ajo është ndaluar edhe nga Policia e Lezhës po për të njëjtën akuzë ku personave të ndryshëm iu merrte foto të kartës së identitetit, duke i mashtruar se ishte përfaqësuese e një shoqate bamirësie, dhe me të dhënat e tyre merrte kredi.

Në atë kohë ndalimi i saj, erdhi pas 16 kallëzimeve për këtë skemë mashtrimi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Presidenti Begaj: Bashkëpunimi ushtarak me SHBA forcon sigurinë rajonale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vlerësuar partneritetin 25-vjeçar...

Kishin pika këmbimi valutor pa licencë, në hetim pronarët e 3 subjeketeve në Tiranë

Policia e Tiranës, vuri në hetim pronarët e tre...

Banorët e Arapajt ngrejnë shqetësimin: “Jetojmë me frikë prej tyre”

Pak ditë pas aksidentit të rëndë që i mori...

Tortë akulli me kafe

Në ditët e nxehta të verës ushqimet më të...