Lirohet nga burgu Ervin Salianji. Gjykata e Fierit pranon kërkesën e ish-deputetit demokrat

Më datë:

Lirohet pas gati 10 muajsh në qeli ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji. Vendimi u mor paraditen e kësaj të marte, 8 korrik, nga Gjykata e Fierit, ku u mbajt seanca për shqyrtimin e kërkesës së tij për liri me kusht.

Salianji kishte kryer deri më tani 2/3 e dënimit dhe i kishin mbetur edhe 3 muaj të tjerë për të kryer dënimin e plotë.

Seanca se raporti i shërbimit të provës ishte pozitiv dhe po ashtu edhe prokurori i çështjes, Genc Mane dha dakordësinë e tij për lirimin e Salianjit. Pas fitimit të lirisë, Salianji pritet që në orën 17:00 të mbajë një konferencë për mediat në selinë blu. Këto ishin dhe fjalët e tij të para pas vendimit të gjykatës: “Do të jem në konferencë në orën 17:00 në selinë e PD-së.”

Kjo ishte e disata tentativë që ish-deputeti Ervin Salianji bënte për t’u liruar nga burgu, që pas vetëdorëzimit të tij më 27 shtator 2024. Në mars të këtij viti, Gjykata e Lartë i rrëzoi rekursin, i cili kërkonte rrëzimin e vendimit të gjykatës për dënimin e tij dhe fitimin e lirisë.

Kujtojmë se Salianji u dënua nga Gjykata e Tiranës e shkallës së parë në vitin 2019, vendim i cili u la në fuqi dhe nga Apeli më 26 shtator 2024. Ai u dënua për kallëzim të rremë në lidhje me një denoncim publik që kishte bërë ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm socialist, Fatmir Xhafaj. Bëhet fjalë për rastin që u njoh publikisht si “Babalja”, ku pretendohej se vëllai i Xhafajt ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Nga hetimet rezultoi se e gjitha ishte një material i montuar dhe biseda me dëshmitarët e rremë ishte e simuluar. Salianji u shpall fajtor për akuzën “kallëzim të rremë” dhe u dënua me një vit burg dhe u vetëdorëzua në polici të nesërmen e dhënies së këtij vendimi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...