Çadra e shezlonge në hapësirë publike, procedohet administratorja e biznesit në Sarandë

Më datë:

Administratorja e një biznesi është proceduar penalisht këtë të martë në Sarandë, gjatë një aksioni policor të koduar “Plazhi i lirë”, për lirimin e hapësirave publike në vijën bregdetare dhe verifikimin e ligjshmërisë së aktiviteteve të zhvilluara nga subjektet private.

Sipas policisë, administratorja e subjektit e kishte zënë hapësirën publike duke vendosur çadra dhe shezlongë, pa leje. Konkretisht 44 shezlongë dhe 22 çadra.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në bregdet, në një stacion plazhi në Sarandë, konstatuan se administratorja e këtij subjekti, shtetasja A. M., 63 vjeçe, kishte zënë në mënyrë të paligjshme një sipërfaqe toke publike, në të cilën kishte vendosur 44 shezlongë dhe 22 çadra plazhi, pa qenë e pajisur me leje nga autoritetet përkatëse.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

Lirimi i hapësirave publike në bregdet ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit, sidomos pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Vlorë para pak ditëve, ku ai bëri të qartë se situata në terren me zaptimet e sipërfaqeve publike për aktivitete të ndryshme është bërë e papranueshme për qytetarët.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Presidenti Begaj: Bashkëpunimi ushtarak me SHBA forcon sigurinë rajonale

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka vlerësuar partneritetin 25-vjeçar...

Kishin pika këmbimi valutor pa licencë, në hetim pronarët e 3 subjeketeve në Tiranë

Policia e Tiranës, vuri në hetim pronarët e tre...

Banorët e Arapajt ngrejnë shqetësimin: “Jetojmë me frikë prej tyre”

Pak ditë pas aksidentit të rëndë që i mori...

Tortë akulli me kafe

Në ditët e nxehta të verës ushqimet më të...