Rama “Furtunë” në Bashkinë e Vlorës, i kërkon Dredhës shkarkimin e të gjithë drejtorëve.

Më datë:

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka kërkuar shkarkimin e drejtorëve në bashkinë e Vlorës dhe drejtuesve të degës së Partisë Socialiste.

Mësohet se kryeministri ka qenë i shoqëruar nga ministri për Pushtetin Vendor Arbjan Mazniku, në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura.

Gjatë takimit me përfaqësuesit e pushtetit vendor në Bashkinë e Vlorës, kryeministri Edi Rama ka shprehur kritika dhe pakënaqësi për punën e kryer nga ky institucion në pikun e sezonit turistik, duke i kërkuar kryebashkiakut Ermal Dredha të shkarkojë të gjithë drejtorët e bashkisë.

Gjithashtu, ndryshimet kanë prekur edhe socialistët e Vlorës. Rama ka komanduar si drejtues të PS në qytetin bregdetar, Klevis Kason dhe Eriona Ismailin.

Të mërkurën zhvilloi një mbledhje në Cerrik, ku u tërhoqi vëmendje kryebashkiakëve të Qarkut të Elbasanit, për mungesë vëmendjeje ndaj zhvillimit të zonave rurale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tavë me pulë, spinaq dhe angjinare

Nëse jeni duke kërkuar një ide të re për...

iPhone i palosshëm i Apple thuhet se do të lansohet në vjeshtën e vitit 2026

Apple pritet të njoftojë një iPhone krejtësisht të ri...

Vetëdorëzohet ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia! Lidhja e saj me krimin

Ish-deputetja e Agimit të Artë, Eleni Zaroulia, është vetëdorëzuar...

Bardhi: Mazhoranca kërcënim për pavarësinë e drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...