29.5 C
Tirana

Berisha: I treguam Asamblesë së OSBE-së faktet e farsës elektorale

Më datë:

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë sot në një konferencë për mediat, nga ku ka deklaruar se gjatë qëndrimit të tij në Porto të Portugalisë ku mori pjesë në punimet e sesionit të Asamblesë parlamentare të OSBE-së, ka paraqitur fakte dhe prova të farsës elektorale që sipas tij u zhvillua në Shqipri më 11 maj.

“Unë shfrytëzoj rastin të falënderoj shumë përzemërsisht presidenten e grupit parlamentar të EPP-së zonjën Gundrun Kugler, për mundësinë që më krijoi të bëj një ekspoze të qartë, të plotë, të faktuar të farsës elektorale që u zhvilluar në Shqipëri në datën 11 maj 2025. Interesi i kryetares së grupit parlamentar të EPP-së, të asamblesë parlamentare të OSBE-së dhe anëtarëve deputetë të këtij grupi ishte shumë i madh.
Në ekspozenë tonë, ne paraqitëm me fakte dhe dokumente se çfarë ishte procesi në Shqipërinë e Ramaduros, e narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë”
– tha Berisha.

Kryedemokrati theksoi se mes të tjerash ka denoncuar në Portugali këto fenomene:

-përdorimin e gjysëm miliardi euro, për prokurorime publikë në kundështim flagrant me ligjin.

-organizimin në kundërshtim me ligjin të 4500 evente kombëtare dhe ndërkombëtare duke përfunduar me Giro d’Italia ditët e fundit dhe ditën e zgjedhjeve për të ndikuar tek zgjedhësit.

-përdorimin e armatës së punonjësve të paguar nga taksa paguesit shqiptarë për tu shërbyer atyre dhe jo për t’u angazhuar si policë elektoralë në procesin zgjedhor.

-firmosjen e mijëra e mijërave leje legalizimi, leje ndërtimi dhe certifikatave të pronësisë, për vota.

-dorëzimin e të gjitha të dhënave sekrete, personale të qytetarëve grupeve të patronazhistëve për ti kërcënuar dhe mikluar ata.

-si dhe vendimin për mbjelljen e 29 mijë hektarë kanabis në mbarë vendin për votë, ndërkohë ligji lejon gjithsej 200 hektarë.

Gazetarët e pyetën Berishën edhe lidhur me kontatën e lobimit që një kompani amerikane ka lidhur në favor të Partisë Demokratike të Shqipërisë. I pyetur nëse do të vijojë kjo kontratë, Berisha nuk dha një përgjigje. Por ai u nxitua të sqarojë, se kontrata nuk është midis PD-së dhe kompanisë.

“Tani, ajo nuk është midis Partisë Demokratike dhe kompanisë. Ajo është midis fondacionit dhe kjo varet nga fondacioni. Ne jemi transparentë. Vetë kompania është shumë transparente, ka një sajt ku publikon çdo dokument. Zoti Noka ka firmosur se pranon shërbimin. Pra kontata është jo midis neshh dhe kompanisë. Është midis fondacionit dhe kompanisë. Është një process në vazhdim, varet dhe nga fondacioni dhe të tjera”- u përgjigj Berisha.

Bëhet fjalë për kontratën e lobimit në favor të PD-së të një kompanie në Washington DC, “Continental”, të lidhur përmes fondacionit “Make Albania Great Again”, me një vlerë prej 6 milionë dollarësh dhe me një afat 2-vjeçar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Misionet e kërkim-shpëtimit, ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey asiston FA

Mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare...

55 vjeçe në ‘top formë’! Sekretet e vogla të Melania Trump

Melania Trump, 55 vjeçe, vazhdon të tërheqë vëmendjen me...

Beci: Pastrohet në kohë rekord qendra e Thethit

Teksa aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në...

Autor i 13 grabitjeve, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë, vidhte motomjete elektrike dhe…

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën...