Njëzet e gjashtë vatra zjarri në 24 orët e fundit, AKMC: Janë shuar të gjitha. Rrezik i lartë në pesë qarqe

Më datë:

26 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, të cilat janë neutralizuar të gjitha. Ato janë evidentuar në të gjitha qarqet përveç Elbasanit.

“Kryesisht zjarret kanë rënë në sipërfaqe me bimësi, ku si pajojë janë djegur rreth 56 hektarë sipërfaqe me pemë, shkurre e barishte. Në dy raste zjarret janë evidentuar në një biznes dhe në një banesë, ku janë shkaktuar dëme materiale”, njoftoi Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Po ashtu përmendet edhe zjarri në tregun industrial në Durrës, ku sipas AKMC-së ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm në mallra dhe pajisje.

Një tjetër vatër u raportua në dy puse nafte në Kozare.

“Si pasojë, u dëmtuan 2 elektromotorrë të 2 puseve të naftës. Shkaku i rënies së zjarrit është bërë këputja e telave të tensionit të ulët”, njoftoi AKMC-ja.

Në total në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 64 zjarrfikëse dhe 449 forca operacionale. Nga Forcat e Armatosura u vu në përdoim edhe ehlikopetri Cougar.

Ndërkohë Instituti i Gjeoshkencave paraqet nivel rreziku të lartë në Lezhë, Durrës, Tiranë, Berat dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjera pritet rrezik i moderuar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...