Europa mbërthehet nga vala e të nxehtit

Më datë:

Zjarre në Turqi e Greqi, temperatura 44 gradë në Portugali. Europa po mbyll një javë përvëluese me temperatura që i kaluan 40 gradë Celsius dhe që shkaktuan zjarre në disa rajone të kontinentit.

Më të forta zjarret kanë qenë në Turqi, ku u raportuan vatra të fuqishme në Izmir, Bursa, Tekirdag, Sakarya dhe Adana. Një operacion i gjerë i autoriteteve është vënë në lëvizje për përballimin e situatës. Një avion zjarrfikës u rrëzua në Adana teksa merrte ujë në një digë, ndërsa vijojnë kërkimet për pilotin.

Edhe në Greqi nuk kanë munguar vatrat e zjarreve. Shumë athinas nxituan drejt plazheve, ndërsa vala e parë e madhe e nxehtësisë e vitit goditi vendin. Termometri shënoi mbi 40 gradë.

Turistët dhe vendasit, si në Spanjë ashtu edhe në Portugali, e kanë pasur të pamundur lëvizjen gjatë ditës me temperatura ekstreme deri në 44 gradë Celsius. Autoritetet portugeze paralajmëruan se i nxehti do të përfshijë të gjithë vendin.

Ato u kanë kërkuar qytetarëve të qëndrojnë vigjilentë dhe të shmangin aktivitetet që mund të shkaktojnë zjarre, duke paralajmëruar se kushtet e thata dhe erërat e forta mund të ushqejnë flakët.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kontrolle në burgun e Shkodrës, gjenden celularë të fshehur në ambiente të brendshme

Janë zhvilluar kontrolle në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve...

Ministri grek, Nikos Dendias mbërrin në Tiranë. Takon kryeministrin Rama

Ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias, pritet të...

Trigona të vogla me bajame – Recetë e ëmbël

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira...

Komisioni i Jashtëm, seanca dëgjimore me kandidatë për ambasadorë

Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi sot...