Trump: Jam shumë krenar me armëpushimin në Lindjen e Mesme

Më datë:

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është “shumë krenar” për arritjen e një armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit, duke e cilësuar atë si një zhvillim “shumë të mirë”.

Gjatë një konference për shtyp në samitin e NATO-s në Hagë, Trump vlerësoi palët për vetëpërmbajtjen, ndërsa komentoi edhe mbi efektivitetin e sulmeve ajrore të SHBA-ve ndaj objekteve bërthamore iraniane.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me raportet e inteligjencës amerikane që sugjerojnë se objektet nuk u shkatërruan plotësisht, Trump u shpreh me vendosmëri.

“Besoj se ishte një shkatërrim virtualisht total. Ata nuk patën kohë të shpëtonin asgjë, sepse ne vepruam shumë shpejt. Është shumë e vështirë dhe e rrezikshme të zhvendosësh atë lloj materiali”.

I pyetur mbi kërcënimet e Iranit për të vijuar me pasurimin e uraniumit, Trump u përgjigj: “Gjëja e fundit që duan të bëjnë tani është të pasurojnë diçka. Ata kanë nevojë të rimarrin veten. Ne nuk do t’i lejojmë ta bëjnë këtë.”

Deklaratat e Presidentit amerikan vijnë pas një periudhe tensionesh të larta në rajon dhe ndërhyrjeve ushtarake të drejtpërdrejta të SHBA-së ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...