29.5 C
Tirana

Ndërmjetësit në Gaza intensifikojnë përpjekjet për armëpushim

Më datë:

Një zyrtar i lartë i Hamasit, emri i të cilit nuk është bërë publik, është shprehur për BBC-në, se ndërmjetësit kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për të arritur një armëpushim të ri dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve në Gaza.

Sipas këtij zyrtari, pavarësisht përpjekjeve të shumta, negociatat me Izraelin mbeten të bllokuara.

“Ndërmjetësit janë të angazhuar në kontakte intensive që synojnë arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi. Por, grupi nuk ka marrë asnjë propozim të ri deri më tani”, tha zyrtari i Hamasit.

Një deklaratë e tillë vjen pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u shpreh se po bëhej një përparim i madh që kur Izraeli dhe Irani i dhanë fund luftës 12-ditore të martën. Sakaq, i dërguari i tij, Steve Witkoff, mendon se një marrëveshje mes Izraelit dhe Hamasit është pranë.

“Mendoj se po bëhet përparim i madh në Gaza, për shkak të këtij sulmi që bëmë”, u tha Trump gazetarëve në Bruksel të mërkurën, duke iu referuar sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane të kryera në fundjavë mes konfliktit midis Izraelit dhe Iranit.

“Mendoj se do të kemi lajme shumë të mira. Po flisja me Steve Witkoff… dhe ai më tha se Gaza është shumë afër”, shtoi Trump.

Përpjekjet e SHBA-së, Katarit dhe Egjiptit për të ndërmjetësuar një marrëveshje ngecën në fund të majit, kur Witkoff tha se Hamasi kishte kërkuar ndryshime “krejtësisht të papranueshme” në një propozim të SHBA-së të mbështetur nga Izraeli për një armëpushim 60-ditor, gjatë të cilit gjysma e pengjeve izraelite të gjallë dhe gjysma e atyre që kanë vdekur do të liroheshin.

Izraeli rifilloi ofensivën e tij ushtarake në Gaza më 18 mars, duke rrëzuar një armëpushim dy-mujor. Ai tha se donte të ushtronte presion mbi Hamasin për të liruar pengjet e tij. Pesëdhjetë janë ende në Gaza, të paktën 20 prej të cilëve besohet se janë gjallë.

Izraeli vendosi gjithashtu një bllokadë totale mbi shpërndarjen e ndihmës humanitare në Gaza në fillim të marsit, të cilën e lehtësoi pjesërisht pas 11 javësh pas presionit nga aleatët e SHBA-së dhe paralajmërimeve nga ekspertët globalë se gjysmë milioni njerëz po përballeshin me urinë.

Në të njëjtën kohë, Izraeli dhe SHBA-të mbështetën krijimin e një mekanizmi të ri për shpërndarjen e ndihmave të drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF), i cili synon të anashkalojë OKB-në si furnizuesin kryesor të ndihmës për palestinezët. Ata thanë se sistemi i GHF-së do të parandalonte vjedhjen e ndihmës nga Hamasi, gjë që grupi e mohon ta ketë bërë.

Sulmet izraelite të ditës së mërkurë, në të gjithë Gazën, vranë të paktën 45 palestinezë, përfshirë disa që kërkonin ndihmë, tha ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Ndërkohë, ushtria izraelite njoftoi se shtatë ushtarë u vranë në një sulm me bombë të martën, përgjegjësinë e të cilit e mori Hamasi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Misionet e kërkim-shpëtimit, ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare të New Jersey asiston FA

Mirëmbajtësit e avionëve dhe ekuipazhi ajror i Gardës Kombëtare...

55 vjeçe në ‘top formë’! Sekretet e vogla të Melania Trump

Melania Trump, 55 vjeçe, vazhdon të tërheqë vëmendjen me...

Beci: Pastrohet në kohë rekord qendra e Thethit

Teksa aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në...

Autor i 13 grabitjeve, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë, vidhte motomjete elektrike dhe…

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën...