“Izraeli dhe Irani shkelën armëpushimin”, Trump: Ata nuk e dinë se çfarë po bëjnë

Më datë:

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar si Izraelin ashtu edhe Iranin për shkelje të armëpushimit në Lindjen e Mesme, duke shprehur shqetësimin e tij të thellë për situatën e tensionuar në rajon.

Në një prononcim për mediat para nisjes për samitin e NATO-s në Hagë, Trump u shpreh se, “ne në thelb kemi dy vende që kanë luftuar kaq gjatë dhe aq fort sa nuk e dinë se çfarë m**in po bëjnë.”

Presidenti Trump u shpreh se nuk është i kënaqur me sjelljen e të dyja vendeve, por theksoi me forcë se është “shumë i pakënaqur” me Izraelin. Trump tha se nuk është i sigurtë nëse iranianët e lëshuan qëllimisht raketën këtë mëngjes drejt Izraelit. Ai thekson se do të përpiqet t’i jap fund shkeljeve të armëpushimit.

Ai kritikoi veprimet e Izraelit, duke i konsideruar të papërshtatshme në këtë periudhë delikate të paqes së ndërmjetësuar.

Ndërkohë, Trump bëri një deklaratë të fortë për kapacitetet bërthamore të Iranit, duke thënë se ato janë “shkatërruar” dhe se Teherani nuk do të ketë më mundësi të rindërtojë programin e tij bërthamor.

Ai e paraqiti këtë si një fitore të madhe të politikës së jashtme amerikane në luftën kundër përhapjes së armëve bërthamore në rajon.

Megjithatë, në një postim më pas në rrjetin e tij social Truth Social, Trump paralajmëroi se çdo sulm i Izraelit ndaj Iranit në këtë moment do të përbënte një “shkelje të rëndë” të armëpushimit dhe do të rrezikonte përshkallëzimin e konfliktit në një shkallë edhe më të gjerë. Ai iu drejtua Izraelit me një mesazh të qartë: “Ktheni pilotët tuaj në shtëpi, tani.”

Ishte vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë që në orët e para të mëngjesit njoftoi arritjen e një armëpushimi.

Megjithatë, pak orë më vonë pasi hyri në fuqi, Izraeli akuzoi Iranin se kishte lëshuar raketa në drejtim të tyre. Këto akuza u mohuan nga Teherani dhe u konsideruan propagandë dezinformimi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...

Bardhi: Statuti i ri i PD-së forcon funksionimin dhe rrit peshën e anëtarëve në vendimmarrje

Kuvendi i Partisë Demokratike ka miratuar sot në parim,...