Habit Putin: Ja kur do të takohem me Zelensky-n

Më datë:

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë “sa më shpejt të jetë e mundur”, mundësisht përmes mjeteve paqësore, dhe është e gatshme të vazhdojë negociatat, nëse Kievi dhe aleatët perëndimorë tregojnë vullnet për t’u angazhuar.

Të mërkurën, më 18 qershor, Putin tha se është i gatshëm të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe shtoi: “Nuk ka rëndësi kush e përfaqëson Ukrainën në bisedime, por çdo marrëveshje përfundimtare duhet të mbajë firmën e autoriteteve legjitime.”

“Jam i gatshëm të takohem me këdo, edhe Zelensky-n. Nuk është kjo çështja“, tha Putin.

“Por kjo do të ndodhë në fazën përfundimtare”, shtoi ai.

Kremlini prej kohësh e ka paraqitur Zelenskyn si “jolegjitim”, një përpjekje për të minuar autoritetin e tij ndërkombëtar. Edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, deklaroi më 18 shkurt se Putin është i hapur për bisedime me Zelenskyn, por “duhet të merren parasysh aspektet ligjore të legjitimitetit të tij”.

Narrativa e Moskës nuk ka marrë vëmendje serioze nga Perëndimi deri ku Presidenti amerikan Donald Trump e përshkroi Zelenskyn si një “komedian mesatarisht i suksesshëm” që u kthye në “diktator” dhe “refuzoi të mbajë zgjedhje”.

Ukraina nuk ka zhvilluar zgjedhje që nga nisja e pushtimit të plotë nga Rusia në shkurt 2022, për shkak të gjendjes së luftës, që ndalon ligjërisht mbajtjen e tyre. Kushtet për zgjedhje të lira, të barabarta dhe të sigurta janë të pamundura për shkak të sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj civilëve dhe infrastrukturës kritike.

Putin i ka thënë gjithashtu Trump-it më 14 qershor se Moska është e gatshme për një raund të ri bisedimesh pas datës 22 qershor, kur pritet të përfundojnë shkëmbimet e të burgosurve dhe trupave të ushtarëve të rënë.

I pyetur nëse do të ishte i gatshëm të fliste me kancelarin gjerman Friedrich Merz, Putin tha: “Nëse kancelari federal dëshiron të telefonojë dhe të bisedojë, siç e kam thënë edhe më par, ne nuk refuzojmë asnjë kontakt.”

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...