Asgjesohen gjashtë mijë rrënjë kanabis në Shkodër

Më datë:

Rreth 6 mijë rrënjë kanabis sativa janë asgjesuar gjatë një operacioni në Shkodër.

Për këtë arsye janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi dy roje të mjedisit dhe pesë kryetarë të fshatrave ku ishin kultivuar bimët dhe fidanët narkotikë.

Po ashtu është shpallur në kërkim një person që dyshohet për kulvimin e disa bimëve narkotike që u gjetën disa javë më parë në zonë.

Konkretisht, operacioni i policisë është kryer në fshatrat Nëmavrriq, Ndrejaj, Toplanë, Kishë Arrë dhe Qerret.

Gjatë aksionit të uniformave blu është përdorur edhe një helikopter i ushtrisë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...