Sulmi rus në Ukrainë/ Thellohet bilanci i viktimave, 21 të vdekur dhe 120 të plagosur

Më datë:

Shërbimet e emergjencave në Kiev thanë se numri i viktimave nga sulmi i madh rus i kryer një ditë më parë është rritur në 21, teksa më shumë se 130 persona kanë mbetur të plagosur.

Rusia lëshoi dhjetëra dronë dhe raketa drejt Kievit të martën dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e cilësoi si “një prej sulmeve më të tmerrshme” që Moska ka kryer ndaj kryeqytetit ukrainas në luftën trevjeçare.

“Në total, 21 persona kanë vdekur në kryeqytet dhe 134 të tjerë janë plagosur”, tha shërbimi shtetëror i emergjencave në Ukrainë përmes një postimi në Telegram.

Në njoftim u shtua se 16 trupa janë nxjerrë nga rrënojat e një ndërtese nëntëkatëshe banimi në qarkun Solomianski.

Paraprakisht, numri i viktimave sipas zyrtarëve në Kiev ishte 14.  Zelensky tha se 440 dronë dhe 32 raketa ishin lëshuar në mbarë Ukrainën, teksa i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të mos mbyllë sytë”.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte kryer sulme precize ndaj “ndërtesave të industrisë ushtarake në rajonin e Kievit”.

Më shumë se tre vjet që kur Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, Moska ka intensifikuar sulmet pavarësisht përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për arritjen e një armëpushimi. Bisedimet në këtë drejtim kanë ngecur. Moska ka refuzuar një armëpushim “të pakushtëzuar” që e kanë kërkuar Kievi dhe aleatët e tij evropianë, ndërkaq Ukraina ka refuzuar kërkesat e Rusisë, që i ka cilësuar si “ultimatume”./REL

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ndryshimet statutore në PD nuk do publikohen para shqyrtimit nga kryesia

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për ndryshimet në...

Sali Berisha mbetet kandidati i vetëm për drejtimin e Partia Demokratike e Shqipërisë

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj janë skualifikuar nga gara...

Ndahet nga jeta Shaban Zeneli, “Bilbili i Çamërisë”

Shabani Zeneli, artisti i muzikës popullore shqiptare, i njohur...

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i...