Hyn në fuqi reduktimi i prodhimit të naftës të OPEC-ut dhe shteteve jashtë OPEC-ut

Më datë:

Vendimi i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe atyre jashtë OPEC-ut për reduktimin e prodhimit ditor të naftës për 500.000 fuçi hyri në fuqi sot.

Vendimi në fjalë ishte marrë pas Mbledhjes së 7-të të Ministrave i organizuar në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, më 6 dhjetor 2019.

Në kuadër të vendimit, vendet e OPEC-ut dhe jashtë OPEC-ut do të reduktojnë për 500.000 fuçi në ditë prodhimin e naftës së papërpunuar. Reduktimi do t’i shtohet reduktimit të mëparshëm që vazhdon që nga dhejtori i vitit 2018 prej mesatarisht 1,2 milion fuçish në ditë dhe do të zbatohet deri në fund të marsit të vitit 2020.

Arabia Saudite do të marrë përsipër pjesën më të madhe të barrës së shkurtesës prej 500.000 fuçish në ditë duke ulur prodhimin e saj individual me 167.000 fuçi, kishte njoftuar ministri i Energjisë, princi Abdulaziz bin Salman, para përfaqësuesve të mediave më 6 dhjetor në Vjenë.

Arabia Saudite gjithashtu në bazë vullnetare do të ulë prodhimtarinë e naftës së papërpunuar për 400.000 fuçi në ditë, që do të çojë sasinë e përgjithshme në 2,1 milionë fuçi në ditë nga 1 janari i vitit 2020, ka deklaroi ai.

Pas vendimit të shkurtimit shtesë, ekspertët presin që çmimet e naftës së papërpunuar të rriten në tregun global të naftës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

I vunë tritol të komanduar me telefon një makine, dy të arrestuar në Durrës

Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për...

Kreu i PD-së Sali Berisha mbërrin në SHBA, pritet nga shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në...

“Ngërçi” për pagat e magjistratëve, Gogu: Mosmarrëveshja do të zgjidhet

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, në konferencë për mediat...

Bilanc alarmant i zjarreve, 39 vatra në 24 orë dhe 6 banesa të djegura në Himarë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë...